Vllaznia bën njoftimin: Tifozët boshnjakë nuk do të lejohen në “Loro Boriçi”
Teksa vijon shitja e biletave për ndeshjen e mbrëmjes mes Vllaznisë dhe Siroki Brijeg për raundin e parë eliminator të Conference League, klubi ka dale me një reagim për çështjen e tifozëve miq ku ka sqaruar se nuk do të lejohen sipas vendimit nga UEFA.
“❌ Klubi Futbollit Vllaznia njofton të gjithë tifozët boshnjak se, sipas vendimit të Komitetit Ekzekutiv të UEFA-s nuk do të lejohen të futen në Stadiumin “Loro Boriçi”. Në çdo rast rojet e sigurisë do të kryejnë shoqërimin e tyre jashtë mjediseve të stadiumit. Duke shpresuar në mirëkuptinin e tifozave miq, Klubi Futbollit Vllaznia mbetet i vendosur në respektimin e të gjitha rregullave të përcaktuara nga UEFA.
Vllaznia Football Club notifies all Bosnian fans that according to the decision of the UEFA Executive Committee they will not be allowed to enter the Loro Borici Stadium, in any case the security guards will escort them outside the stadium premises. Hoping for the understanding of the visiting fans, Vllaznia Football Club remains determined to respect all the rules set by UEFA.
Nogometni klub Vllaznia obavještava sve bosanske navijače da im prema odluci Izvršnog odbora UEFA-e, neće biti dozvoljen ulazak na stadion Loro Borici, u svakom slučaju zaštitari će ih ispratiti izvan prostorija stadiona. Nadamo se razumijevanju gostujućih navijača, Nogometni klub Vllaznia ostaje odlučan u poštivanju svih pravila koja je postavila UEFA”.
Njoftimi i klubit është në tre gjuhë edhe për të sqaruar dhe për të shkuar sa më mirë informacioni edhe për tifozët boshnjakë të cilët nuk do të jenë në “Loro Boriçi” për skuadrën e tyre.
Kujtojmë që në orën 21:00, në “Loro Boriçi”, Vllaznia do të luajë shanset e saj për të tentuar përmbysjen e rezultatit të parë ku humbi 3-1 dhe një fitore 2-0 do ta conte në shtesë lojën.
