Festa në stadium pasi Vllaznia kaloi në raundin e dytë të Conference League



Vllaznia është përshëndetur nga qindra tifozë të cilit kishin shkuar sot në mbrëmje në stadiumin "Loro Boriçi" për ti dhënë zemër skuadrës në ndeshjen kundër boshnjakëve, Siroki Brijeg.

Sonte në fushë fatin në dorë e mori vet Vllaznia teksa u treguan të jashtëzakonshëm me tre gola në pjesën e dytë.

Vllaznia me meritë u hakmorr ndaj Siroki Brijeg duke u bërë skuadra e trete shqiptare qe kualifikohet në raundin e dytë të Conference League.

Gazetari i Ora News, Bepin Kolvata sjell me video disa nga momentet e festës pas fitores në stadiumin "Loro Boriçi" të Shkodrës.