Njihuni me vendet që kanë bërë vaksinimin e Covid-19 të detyrueshëm

Rritja e konsiderueshme e rasteve të reja të koronavirusit për shkak të variantit Delta , si dhe ngadalësimi i vaksinimeve, kanë shtyrë disa vende  ta bëjnë vaksinimin të detyrueshëm, për punonjësit e kujdesit shëndetësor dhe grupet e tjera me rrezik të lartë.

Vaksinimi i detyrueshëm tani duket se po fiton terren në të gjithë botën. Gjithnjë e më shumë vende po përcaktojnë se do të kërkojnë certifikatën e vaksinës ose  tamponin  negativ për aktivitete të ndryshme, siç është një darkë në restorant.

Më poshtë listojmë vendet që kanë zgjedhur të bëjnë të detyrueshëm vaksinimin e Covid-19 .

Taxhikistan:Një dekret qeveritar, i botuar përmes agjencisë zyrtare të lajmeve të vendit, detyron të gjithë shtetasit mbi moshën 18 vjeç të vaksinohen pa dhënë më shumë detaje dhe pa specifikuar, se në cilat kushte do të zbatohet ky detyrim,

Turkmenistan: Ky vend i izoluar i Azisë Qendrore, një nga të paktët në botë që nuk ka raportuar asnjë rast të vetëm të Covid-19, njoftoi më 7 korrik përmes Ministrisë së Shëndetësisë se vaksinim kundër Covid-19 për të gjithë banorët mbi 18 vjeç është i detyrueshëm, për sa kohë që nuk ka kundërindikacione mjekësore.

Vatikani: Me një njoftim të datës 8 shkurt, vaksinimi u bë i detyrueshëm për banorët e vendit më të vogël në botë dhe për ata që punojnë në të.

Indonezi: Vendi e bëri të detyrueshëm vaksinimin kundër Covid-19 në shkurt dhe autoritetet po kërcënojnë me gjobë deri në 5 milionë rupi (357 dollarë) për këdo që refuzon vaksinimin.

Itali: Një dekret legjislativ i publikuar më 25 maj detyron mjekët dhe stafin e kujdesit shëndetësor, përfshirë farmacistët, të vaksinohen kundër Covid-19.

Mbretëria e Bashkuar: Qeveria njoftoi në 16 qershor se vaksinimi do të bëhet i detyrueshëm nga tetori i 2021 për të gjithë ata që punojnë në shtëpitë e të moshuarve në Angli, përfshirë dhe  stafin jo-mjekësor siç janë parukierët, estetistët dhe vullnetarët.

Australi: Vendi vendosi të bëjë të detyrueshëm vaksinimin kundër Covid-19 në fund të qershorit

Francë: Të gjithë punonjësit e kujdesit shëndetësor duhet të vaksinohen kundër Covid-19 dhe kushdo që dëshiron të shkojë në kinema ose të hipë në një tren duhet të tregojë prova të vaksinimit ose një test negativ, sipas rregullave të reja të shpallura të hënën nga Presidenti Emanuel Macron.

Poloni:Pritet që vendi të bëjë të detrueshëm vaksinimin, duke filluar nga gushti.

Rusia: Presidenti Vladimir Putin kundërshton vaksinimin me detyrim në nivel kombëtar, por kryetari i Bashkisë në Moskës njoftoi në 16 qershor se vaksinimi i punonjësve të shërbimit do bëhet i detyrueshëm. Gjithashtu në fund të qershorit, autoritetet e Moskës urdhëruan kafenetë, bare-t dhe restorantet për t'u shërbyer vetëm njerëzve që kanë  certifikatë vaksinimi, atyre që janë imunizuar në mënyrë natyrale si dhe atyre që paraqesin një tampon negativ.

Kazakstan: Vendi do të bëjë vaksinimin të detyrueshëm ose do të kërkojë tampon negativ  çdo javë për të gjithë ata që punojnë në grupe me mbi 20 persona, njoftoi Ministria e Shëndetësisë në 23 Qershor.

Fixhi: Arkipelagu i Paqësorit e ka bërë të detyrueshëm vaksinimin e punëtorëve në sektorin publik si dhe atë privat.

SHBA: Qyteti i San Franciskos njoftoi në fund të qershorit se do të kërkojë që rreth 35,000 punonjës  të vaksinohen kundër Covid-19, përndryshe do të penalizohen.

Vaksinimi... pothuajse i detyrueshëm

Disa vende nuk kërkojnë zyrtarisht që qytetarët e tyre të vaksinohen, por kufizimet e vendosura për të pavaksinuarit janë të tilla që vaksinimi duket ... pothuajse i detyrueshëm.

Arabia Saudite: Mbretëria ka udhëzuar të gjithë punonjësit e sektorit publik dhe privat të vaksinohen, pa specifikuar kur ky detyrim do të hyjë në fuqi.

Pakistan:Që nga 1 korriku, provinca Baluchistan në Pakistanin jugperëndimor ka ndaluar hyrjen e njerëzve të pa vaksinuar në shërbimet publike, parqe, qendra tregtare dhe transport publik. Në pjesë të tjera të vendit, veçanërisht në provincën Sindh, nëpunësit civilë që refuzojnë të vaksinohen nuk do të paguhen më.

https://www.protothema.gr/world/article/1143398/autes-einai-oi-hores-pou-ehoun-katastisei-upohreotiko-ton-emvoliasmo/