Video/ Nëna hedh foshnjën nga ndërtesa që po digjej
Nga OraNews Përditësimi i fundit 15 Korrik 2021, 08:15
Një nënë në Afrikën e Jugut, është detyruar të hedh foshnjën e saj nga ndërtesa që po digjej, në mënyrë që të shpëtonte.
Ngjarja ka ndodhur në Durban, ku sipas BBC vendi është përfshirë nga trazirat dhe plaçkitjet pas burgimit të ish Presidentit Jacob Zuma.
Siç shihet në videon e publikuar, gruaja hedh fëmijën nga ndërtesa, ndërkohë që atë e kapin disa njerëz që ndodheshin poshtë. Mesa duket kjo ka qenë mënyra e vetme që foshnja të shpëtonte.