Gjykata e BE-së legjitimon ndalimin e shamisë në punë
Gjykata e Drejtësisë e Bashkimit Europian vendosi sot se punëdhënësit mund t'u kërkojnë punonjësve myslimanë të mos mbajnë shami ose simbol identifikues të besimeve politike, filozofike ose fetare në vendin e tyre të punës.
Gjykata e Lartë e Drejtësisë e BE thotë se ky vendim nuk përbën diskriminim fetar apo racor, por justifikohet nga nevoja e punëdhënësit për të pasur një status neutral ndaj klientëve ose për të parandaluar diskriminimet sociale, shkruan agjencia e lajmeve franceze.
Sidoqoftë, ky arsyetim duhet të plotësojë nevojat reale të punëdhënësit, dhe në kontekstin e kompromisit të drejtave dhe interesave në fjalë, gjykatat kombëtare mund të marrin parasysh kontekstin specifik të secilit shtet anëtar dhe veçanërisht dispozitat kombëtare për mbrojtjen e lirisë fetare.
Shkak i këtij vendimi ka qenë rasti i dy grave myslimane në Gjermani, të cilat çuan në gjyq punëdhënësit e tyre, pasi u ështëkërkuar të mos vendosin shami.
Gjykatat gjermane tani do të përdorin vendimin e Gjykatës Evropiane të Drejtësisë, kur të marrin vendimin përfundimtar për këto dy raste.
