Presidenti brazilian përfundon në spital, ja arsyeja
Nga OraNews Përditësimi i fundit 15 Korrik 2021, 10:46
Presidenti brazilian Jair Bolsonaro këtë të mërkurë ka përfunduar në spital pasi për një kohë të gjatë nuk ju ndal lemza e vazhdueshme që i shkaktoi dhimbje barku.
Sipas Sekretariatit Special të Brazil për Komunikimin Social, Bolsonaro ndjeu dhimbje barku natën dhe ai po i nënshtrohet testeve në spitalin e Forcave të Armatosura në Brasilia.
“Me këshillë mjekësore, presidenti do të vëzhgohet për një periudhë prej 24 deri në 48 orë, jo domosdoshmërisht në spital”.-tha ai.
Mediat vendase, bëjnë me dije se Bolsonaro është ankuar për më shumë se një javë nga lemza, duke thënë se kjo po i shkaktonte atij vështirësi kur fliste në publik.
“Unë mund të mos jem në gjendje të shprehem siç duhet në këtë transmetim live”, ka thënë ai.

