U qëllua me armë një javë më parë, vdes në spital gazetari holandez

Gazetari i njohur holandez, Peter R.de Fries nuk arriti t’i mbijetojë atentatit të 6 korrikut. Plagët e rënda të marra në kokë dhe në trup bënë që 64-vjeçari të ndërronte jetë, duke lënë pas gruan, vajzën dhe djalin e tij.

“Peter vdiq i rrethuar nga njerëz që e duan atë, ne jemi jashtëzakonisht krenarë për të dhe në të njëjtën kohë të pangushëllueshëm," thanë familja e tij në një deklaratë të lëshuar nga RTL Nieuws.

I mirënjohur për përkushtimin e tij ndaj krimeve të pazgjidhura dhe mbështetjen ndaj familjeve të viktimave të krimit, ai ka hetuar më shumë se 500 dosje vrasjesh dhe ka luajtur një rol kryesor në zgjidhjen e disa rasteve të vjetra.

Duke ndare trishtimin për ngjarjen, kryeministri holandez Rutte,ka thënë se de Fries ishte luftëtar i së vërtetës, i cili ra viktimë e një padrejtësie të madhe, në kërkim te së vërtetës dhe drejtësisë.

“Një sulm ndaj një gazetari të guximshëm dhe me këtë rast një sulm ndaj gazetarisë së lire. Kjo është kaq thelbësore për demokracinë tonë, për shtetin tonë kushtetues dhe për shoqërinë tonë," tha Rutte.

Hetimet mbi vrasjen e Fries vazhdojnë ende dhe deri më tani janë proceduar dy të dyshuar.