Përmbytjet në Gjermani/ Rritet bilanci, shkon në 21 numri i viktimave

Të paktën 21 persona kanë vdekur dhe dhjetëra të tjerë janë zhdukur pas përmbytjeve katastrofike, që përfshinë landet perëndimore të  Gjermanisë.

Në periferinë e Pfalzit, autoritetet thanë se po kërkojnë rreth 70 persona të zhdukur, pasi gjashtë shtëpi u shembën. Nga kërkimet u konfirmuan  8 persona të vdekur. 

Përmbytjet në Gjermani/ Rritet bilanci, shkon në 21 numri i

Zëdhënësi i policisë Koblenz i tha Reuters: "Një numër i papërcaktuar qytetarësh ndodhën në çati, duhet të shpëtohen. Ka shumë vende ku janë vendosur zjarrfikësit dhe ekipet e shpëtimit."

Ndërkohë në rajonin Rhine-Westphalia, raportohen të paktën 13 viktima,  duke e çuar numrin e jetëve të humbura në 21.

Mësohet se midis viktimave dy prej tyre janë zjarrfikës, të cilët humbën jetën gjatë detyrës.

Reshjet e rrëmbyera nisën të mërkurën duke shkaktuar brenda pak orëve bllokim të trafikut, dëme në infrastrukturë dhe evakuime në masë.Ndërprerja e energjisë detyroi edhe zbrazjen e plotë nga pacientët të një spitali në Leverkusen.

Përmbytjet në Gjermani/ Rritet bilanci, shkon në 21 numri i

Autoritetet thanë se është mundur të shmanget rreziku i shembjes së një dige të zonës. Shërbimi Meteorologjik Gjerman paralajmëroi se pjesët jugperëndimore të vendit do vazhdojnë të enjten në regjimin e shirave dhe priten të bien vazhdimisht deri mbrëmjen e së premtes.