Arratisje nga burgu, banditët e armatosur dhe me uniforma të ushtrisë “shpëtuan” liderin e kartelit meksikan
Një grup banditësh të veshur me rroba ushtarake dhe të armatosur me pushkë automatike, janë futur në një burg në qytetin meksikan Reinos përgjatë vijës kufitare me SHBA-të, duke ndihmuar një lider lokal të kartelit Gulf që të arratiset.
Prokurorët e shtetit Tamaulipas kanë thënë se sulmi është kryer një ditë pasi u arrestua lideri i kartelit i cili po priste të dilte para trupës gjykuese.
Prokurorët identifikuan të dyshuarin e ndaluar.
Ai njihej me pseudonimin "Calamardo".
Ky është emri i përdorur nga José Alfredo Hernández Campos, i cili njihet gjithashtu si "El Metro 27".
Policia është në kërkim të bashkëpunëtorëve të tjerë të arratisur. Gjatë shkëmbimit të zjarrit njëri nga sulmuesit mbeti i vrarë dhe një tjetër u arrestua.
Sulmet nga persona të armatosur të kartelit për të liruar të dyshuarit e kapur nuk janë të pazakonta në Tamaulipas, ku mbetjet e kartelit të Gjirit dhe bandës së vjetër të Zetas kanë kryer beteja në terren për më shumë se një dekadë.
Qytetet kufitare janë rrugë fitimprurëse për kontrabandimin e drogës dhe migrantëve, shkruan ABC.
