Patatet më të shtrenjta në botë/ Pjata 200 dollarëshe thyen rekordin botëror

Restoranti me famë botërore Upper East Side që u rihap të premten e kaluar sapo theu rekordin e tij të dhjetë Guinness World, këtë herë për patatet e skuqura më të shtrenjta.

Patatet kushtojnë 200 dollarë dhe menyja quhet  «Creme de la Creme Pommes Frites».

Megjithëse patatet e skuqura filluan të konsumohen nga evropianët, amerikanët nuk mundën t'i rezistonin. Dhe jo vetëm një, por dy  kuzhinierë në Nju Jork arritën përsosmërinërinë.

Sipas gazetës amerikane "New York Post", restoranti i  hapur në "zemrën e qytetit që nuk fle kurrë Serendipity3", habit me pjatën "Creme de la Creme Pommes Frites", e cila kushton $ 200.

 "Ne jemi krenarë që kemi hyrë në Librin e Rekordeve Guinness për patatet e skuqura më të shtrenjta, Creme de la Creme Pommes Frites dhe ne shpresojmë të krijojmë edhe më shumë receta në të ardhmen," thanë dy kuzhinierët e restorantit.

Shampanja dhe tartufi janë dy nga përbërësit magjikë që e bëjnë këtë pjatë të pamposhtur.

Për ata që janë kuriozë dhe që kanë mundësinë të shpenzojnë 200 dollarë për të provuar "patatet e skuqura të shtrenjta", duhet të rezervojnë të paktën 24 orë para për shkak të rritjes së kërkesës.