Gjen vdekjen nga selfie-mania, modelja rreshqet nga një ujvarë teksa bënte foto

Vdekjet pas një ‘selfie’ janë kthyer në një problem të madh. Modelja Sofia Cheung, e njohur për fotot e saj në vende veçanërisht sugjestionuese dhe panoramike vdiq në kërkim të një tjetër selfie ekstreme në Hong Kong. Më shumë se 250 persona në mbarë botën kanë humbur jetën nga selfie-mania.

Vdekjet pas një ‘selfie’ janë bërë një problem madhor i shëndetit publik. Një modele, njëkohësisht influencuese më miliona ndjekës në instagram humbi jetën në përpjekje për të bërë një foto në buzë të një ujëvare të famshme në Hong Kong.

32-vjeçarja fluturoi të paktën 5 metra ndërsa ajo ishte e vendosur të gjente pozën më të mirë. E njohur për fotot e saj në vende veçanërisht sugjestionuese dhe panoramike Sofia Cheung vdiq në kërkim të një tjetër selfie ekstreme.

Gjen vdekjen nga selfie-mania, modelja rreshqet nga një ujvarë teksa

Sipas gazetave lokale, gjatë fundjavës e reja ishte duke bërë një ekskursion me miqtë në parkun sugjerues Ha Pak Lai dhe u ndal për të bërë një foto, për ta publikuar si gjithmonë në llogaritë e saj sociale.

Por diçka shkoi keq dhe rrëshqiti në boshllëk. Në momentin e rënies fatale, Cheung po pozonte në buzë të ujëvarës Tsing Dai pranë Yuen Long, kur humbi ekuilibrin dhe ra.

Më shumë se 250 persona në mbarë botën kanë humbur jetën duke bërë “selfie” në 6 vitet e fundit, sipas një studimi të kryer nga “All India Institute of Medical Sciences”, një grup kolegjesh mjekësore publike me seli në Nju Delhi.

Studiuesit zbuluan se shkaku kryesor ishte mbytja, pas incidenteve ku përfshiheshin mjete transporti, – si shembull, bërja e një “selfie” përpara trenit që afrohet, – apo rëniet nga lartësitë. Shkaqe të tjera të vdekjeve të lidhura me “selfie”-t përfshijnë kafshët, armët e zjarrit apo rënia në korrent.