Vorë, ishte duke punuar në një kantier ndërtimi, bie nga lartësia 55-vjeçari
Nga OraNews Përditësimi i fundit 14 Korrik 2021, 18:36
Një tjetër aksident në punë ka ndodhur ditën e sotme në Tiranë.
Ngjarja ka ndodhur në Marikaj, Vorë, ku një 55-vjeçar, duke punuar në një kantier ndërtimi, dyshohet se ka rënë nga lartësia.
Ai është transportuar në spital, ku ndodhet nën kujdesin e mjekëve.
''Më datë 14.07.2021, rreth orës 17:55, në Marikaj, Vorë, duke punuar në një kantier ndërtimi, dyshohet se ka rënë nga lartësia shtetasi D. Q., 55 vjeç, i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.'' - njofton policia.
Grupi hetimor punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.
