Pengonte lëvizjen e qytetarëve, IKMT prish “Kalin e Trojës” pa leje në Elbasan
Nga OraNews Përditësimi i fundit 14 Korrik 2021, 12:16
Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit vijoi sot aksionin për shembjen e ndërtimeve pa leje në qytetin e Elbasanit.
IKMT publikoi pamje të aksionit nga prishja e objektit të emërtuar “Kali i Trojës”, i cili ishte pa leje në Elbasan.
Objekti ishte ndërtuar në trotuar dhe pengonte lëvizjen e qytetarëve.
Aksioni për prishjen e ndërtimeve pa leje ka vijuar jo vetëm në vijën bregdetare, por në të gjitha bashkitë e vendit për lirimin e hapësirave publike.

