Valë trazirash dhe protesta të dhunshme në Afrikën e Jugut pas dënimit me burg të Presidentit

Afrika e Jugut është përfshirë nga trazirat që pas shkarkimit dhe dënimit me burg të Presidentit të vendit, Jacob Zuma. Të paktën 30 persona kanë gjetur vdekjen si pasojë e dhunës.

Fillimisht, gjithçka nisi në formën e protestave e më pas ato u kthyen në dhunë gjatë fundjavës, në formën e zjarreve, me bllokim të autostradave si dhe me plaçkitjen e bizneseve.

Kryeministri KwaZulu-Natal Sihle Zikalala ka deklaruar se deri më tani rreth 26 njerëz janë vrarë në provincë, përfshirë këtu dhe një djalë 15-vjeçar, si dhe 6 vdekje të tjera janë konfirmuar nga mediet e huaja në Gauteng.

Situata e krijuar ka marrë formën e një kaosi dhe sipas zyrtarëve disa grupe kanë përfituar nga rasti për të kryer veprime kriminale.

Ministri i policisë, Bheki Cele ka paralajmëruar të mos shkelet ligji, teksa bëri të ditur se ai po heton 12 raste të dyshuara për nxitje dhune.

“Asnjë pakënaqësisë ose rrethana personale nga populli ynë nuk i jep të drejtën askujt për të plaçkitur, vandalizuar dhe shkelur ligjin," tha Cele.

Ndërkohe ish- Presidenti Zuma është dënuar me 15 muaj burg për akuzën e korrupsionit, si dhe për shpërfillje të Gjykatës pasi në muajin e kaluar nuk arriti të merrte pjesë në një nga seancat gjyqësore.