Leonardo Bonucci, lojtari i ndeshjes finale Itali - Angli

Leonardo Bonucci është lojtari i ndeshjes finale Itali - Angli.

Ai realizoi golin e barazimit dhe një nga tre golat me penallti.

Ishte një mbrëmje magjike e futbollit plot me emocione të forta dhe spektakël teksa në fund skuadra që mbretëron është Italia, për here të dytë në histori.

Nga pika e bardhë e penalltive ishte Italia që festoi në fund me 3 të realizuara dhe 2 të humbura, edhe ekzekutimi I tyre ishte një dramë më vete.

Berardi shënon, Kane shënon

Belotti gabon, Maguire shënon

Bonucci shënon, Rashford e çon jashtë

Bernardeschi shënon, Saka humbet.

Dhe në fund shpërthen festa e të kaltërve pasi ITALIA për here të dytë në histori është KAMPIONE e EUROPES.