Nuk përmbahen anglezët, sherr me njëri-tjetrin pak orë para ndeshjes fianale
Nga OraNews Përditësimi i fundit 11 Korrik 2021, 20:17
Pak para ndeshjes, tifozët e Anglisë janë shfaqur të papërmbajtshëm pak orë para se nisë, finalja ‘Euro 2020’ cila do të luhet në “Wembley”.
Teksa kanë mbushur sheshet e Londrës plot, tifozët anglezë, janë zënë me njëri-tjetrin, për arsye që nuk dihen.
Në videon të publikuar nga “The Mirror”, shihen tifozët teksa përplasen me njëri-tjetrin. Pritet që atmosfera në stadiumin “Ëembley” të jetë e zjarrtë, kjo për shkak se do të ketë një numër të madh anglezësh, të cilët e shikojnë kombëtaren e tyre për herë të parë në një finale Europiani.

