Papa fjalim nga ballkoni i spitalit në Romë: E kam ndjerë afërsinë e mbështetjeve dhe lutjeve tuaja
Papa Françesku është shfaqur në publik për herë të pare pas ndërhyrjes që bëri në zorrë të trashë.
Ai është në një gjendje të përmirësuar shëndetësore, për të cilën u shpreh se është i kënaqur dhe e gjitha realizuar falë punës së specialistëve italianë.
Këtë javë ai kishte mundësi të kryente ritualin e së dielës, por ndryshe nga herët e tjera, lutjet i dërgoi nga ballkoni i spitalit Gemelli në Romë.
Gjatë kësaj kohe,Papa gjithashtu nuk harroi t’u shprehte falenderime të gjithë të pranishmëve për mbështetjen e ofruar ndaj tij në këto ditë të vështira.
"Unë jam i kënaqur që jam në gjendje të mbaj takimin e së Dielës (angelus), edhe këtu. Unë e kam ndjerë thellësisht afërsinë tuaj dhe mbështetjen e lutjeve tuaja. Faleminderit nga zemra".
Ende nuk është e ditur se dhe për sa kohë do të zgjasë qëndrimi i tij në spital, por lajmi i mirë është se Vatikani ka konfirmuar përfundimin me sukses të trajtimit të tij për "stenozë divertikulare simptomatike" të zorrës së trashë.
Ky nuk është i vetmi shqetësim shëndetësor i Papës. Veç kësaj ai vuan nga një sëmundje në ije, si dhe në moshën 21 vjeçare ka humbur një pjesë të mushkërisë së tij.
