Futen të armatosur në spital, disa njerëz rrëmbejnë 8 persona, mes tyre dhe foshnja 1 vjeç

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Nigeri, ku disa persona të armatosur kanë rrëmbyr 8 njerëz përfshi edhe një foshnjë në moshën 1 vjeçare në një spital.

Reuters shkruan se ngjarja e rëndë ka ndodhur në një spital në Nigeri, sakaq grabitësit kanë sulmuar po ashtu edhe një stacion policor.

Nga 8 personat e rrëmbyer janë: dy janë infermiere, njëra me fëmijën e saj një vjeçar, një teknik laboratori, një roje sigurie dhe një anëtar tjetër i stafit, ndërsa 2 personat e tjerë ende nuk janë identifikuar.

Së fundmi Nigeria është goditur nga një valë rrëmbimesh të njerëzve. Sipas asaj që raporton Ruters, rëmbimet ndodhin në mënyrë që rrëmbyesin të marrin shpërblime nga të afërmit dhe familjarët e viktimave, me qëllim që këto të fundit të lihen të lirë.

Në këtë spital brenda pak kohësh ky është rrëmbimi i tretë që ka ndodhur.