Autorja e vjedhjes spektakolare të 8 mln eurove në Gjermani, zbulohen detaje nga jeta e 28-vjeçares
Jasmin Gundogan është 28-vjeçarja nga Bremeni që gjatë 21 majit nga kompania e sigurimit që merrej me transportimin e shumave të mëdha të parave ka arritur të kryejë një vjedhje spektakolare.
Policia së fundmi ka publikuar fotografinë e saj, dhe mediat gjermane prej atëherë nuk kanë të ndalur duke hulumtuar jetën misterioze të gruas që arriti të vidhte 8 milionë euro.
Një mik i shkollës ka zbuluar disa detaje për jetën e saj për Bild dhe tha se që fëmijë Jasmin ka pasur dëshirë të jetë e pasur dhe e bukur.
Siç raporton Bild, Jasmin e kishte gjetur punën në kompaninë e sigurimit për transportimin e parave, falë ndihmës së babait që kishte pasur disa lidhje.
Gundogan në këtë kompani ka qenë përgjegjëse për paketim dhe transportimin e parave. Të premten e 21 majit kishte vjedhur një kontejner me disa thasë të mbushur me para, dhe më pas kishte marrë pushimin mjekësor.
Zhdukja e parave është zbuluar katër ditë më vonë, e sipas hetimeve më të hershme, kontejneri me numrin 06414 ishte futur në një Mercedes të zi me targa të vjedhura.
E dyshuara është me origjinë turke dhe dyshohet se është strehuar me familjen e saj në Turqi.
Kompania e transportit të parave të grabitura në Bremen
Zëdhënësi nuk dha detaje rreth rrjedhës së saktë të ngjarjeve. Ende është duke u përcaktuar se si saktësisht paratë në kontejner mund të kontrabandohen nga kompania. Vetë furgoni u filmua nga një kamerë vëzhgimi.
Hetimi është duke u zhvilluar në një rast veçanërisht të rëndë të vjedhjes. Sipas zyrës së prokurorit publik, kjo ka një dënim me burg deri në dhjetë vjet.

