Tronditëse, dy gra sulmojnë burrin e pastrehë me grushte në mes të rrugës

Tronditin  pamjet nga një video e postuar në rrjetet sociale, që tregon dy gra që përdorin dhunë ndaj një burri të pastrehë në Plazhin e Venecias në Los Anxhelos.

Sipas gazetës britanike Daily Mail, dy gratë pretendojnë se i burri u kapi gjoksin dhe për këtë arsye gratë e sulmuan atë.

Burri i pastrehë akuzohet nga vendasit se konsumon drogë. Sipas videos, dy gratë e goditën me grushte dhe i shkulën flokët burrit të pastrehë, ndërsa kalimtarët nuk i kushtuan vëmendje incidentit. 

Nga ana tjetër, burri ulet në tokë në pamundësi për të reaguar me e dy gratë duke vazhduar ta sulmojnë.

Sipas Fox News, që nga fundi i majit në zonë, sulmet janë rritur, veçanërisht ndaj të pastrehëve.