RTV Ora mëson detajet e ceremonisë së varrimit të Raffaella Carra-s më 7-9 korrik

Italia humbi një ditë më parë simbolin e televizonit italian, artisten, balerinën, këngëtaren, aktoren, e prezantuesen Raffaella Carra.

RTV Ora ka mësuar ekskluzivisht detajet e ceremonisë së nderimit e varrimit të artistes universale.

Ceremonia mortore do të mbahen në Romë për tre ditë rresht, nga e mërkura 7 korrik në të premte, 9 korrik 2021.

Ditën e mërkurë datë 7 korrik, në ora 16.00, korteu mortor do të niset nga banesa e saj e do të kryej pesë ndalesa të paracaktuara.

Një minutë heshtje nderimi do të mbahen në Auditorium e RADIO Televizonit Pulbik italian RAI, në selinë qendrore të RAI, e në studiot e Rai në rrugën Teulada në Romë, ku Rafaella Carrà realizoj suksese të karrierës së saj.

Kortezhi mortor do të ndalet para ndërtesës së Teatro della Vittoria ku më vitet 1970-1971 së bashku me prezantuesin e njohur Corrado, Raffaella Carra drejtoj programin televiziv Canzonissima.

Në ora 18.00 të datës 7 korrik, trupi i Raffaella Carra do të mbërrij në selinë e Bashkisë së Romës, në sallën Protomoteca ku do të të nisin homazhet e hapura për publikun deri në mesnatë.

Homazhet në ndërtesën e Bashkisë së Romës do të vazhdojnë dhe ditën e enjte nga ora 8.00 deri në 24.00.

Ditën e premte datë 9 korrik, ora 12.00 artistja italiane do të nderohet në Kishën Santa Maria në Ara Coeli në Sheshin Campidoglio, po në Bashkinë e Romës, ku do të kryhet dhe ceremonia mortore.

Raffaella Carra ka lënë testament të ketë një arkivol të thjeshtë në ceremoninë e vdekjes e të kremtohet.

Raffaela Carra, ndërroj jetë në moshën 78-vjeçare, në një klinikë private në Romë pas një sëmundje të rëndë.