Zhduket avioni me 28 persona në bord në rajonin e Lindjes së Largët

Një aeroplan me 28 persona në bord është zhdukur ditën e sotme, 6 korrik në rajonin Rus të Lindjes së Largët të Kamchatka, thanë zyrtarët lokalë.

Një aeroplan An-26 me 22 pasagjerë dhe 6 persona  ekuipazh duke fluturuar nga qyteti Petropavlovsk-Kamchatsky për në fshatin Palana humbi një komunikim të planifikuar, thanë zyrtarët lokalë të urgjencës.

Sipas ministrisë lokale të transportit, ai gjithashtu u zhduk nga radarët.

Një hetim ka filluar dhe po zhvillohet një mision kërkimi. Dy helikopterë dhe një aeroplan janë vendosur për të inspektuar rrugën e avionit të zhdukur, thanë zyrtarët lokalë, shkruan abc news.