Nigeri: Persona të armatosur sulmojnë konviktorët, marrin peng 140 studentë

Persona  të armatosur sulmuan një konvikt në shtetin Kantuna të Nigerisë dhe morën peng 140 studentë.

Banda kërkon para në shkëmbim të studentëve, raporton BBC.

Një numër prej 165 nxënësish të shkollave të mesme ishin duke fjetur në konviktin e shkollës Bethel në komunitetin Chikun,  kur persona të armatosur "u ngjitën në kangjella për të hyrë në" ndërtesë, tha mësuesi, Emanuel Paul.

Autorët morën me vete 140 fëmijë, por 25 arritën të shpëtonin."Gjithçka tregon se ata arritën këtu në këmbë," shtoi profesori.

Ky është sulmi i tretë në Kantona. Të paktën tetë punëtorë të një  spitalit u rrëmbyen të dielën, sipas policisë, ndërsa burimet lokale thanë se  u rrëmbyen 15 , duke përfshirë dy infermiere me foshnjat e tyre.

Shtatë njerëz u vranë në sulmet në komunitetet fqinje të dielën në mbrëmje, tha Samuel Arëan, oficeri i qeverisë lokale i sigurisë.