Lojtari i golfit qëllohet me plumb në kokë në mes të fushës, gjendet edhe një furgon me dy kufoma të tjera

Policia po përpiqet të zbulojë autorin e vrasjes së tre personave, midis tyre dhe lojtari i golfit Gen Siller, trupat e të cilëve u gjetën në një fushë në Atlanta.

Policia e Qarkut Cobb iu përgjigj një raporti për një person të vrarë dhe kur mbërriti në vendin e ngjarjes gjeti Siller me një plagë në kokë të shkaktuar nga një armë zjarri.

"Ai u shpall i vdekur në vendin e ngjarjes," tha policia.

Në vendin ku është kryer krimi është gjetur një furgon brenda të cilit ishin edhe dy kufoma, ku një prej tyre pronari i mjetit motorik.

Të dy viktimat gjithashtu kishin  plagë të dukshme me armë zjarri, sipas policisë.

Njëri nga burrat u identifikua si Paul Pierson, ndërsa viktima tjetër ende nuk është identifikuar, sipas policisë. Policia ende po kërkon për të dyshuarin, i cili nuk është identifikuar.

Hetuesit i thanë CNN se ata po u kërkojnë banorëve të kontrollojnë kamerat  dhe pamjet filmike jashtë shtëpive për informacione në lidhje me ngjarjen.

Lojtari i golfit qëllohet me plumb në kokë në mes të
Gen Siller