Hapet hoteli më i lartë në botë, me ashensor super të shpejtë, 18 metra në sekondë (foto)
"J Hotel Shanghai Tower" në Kinë është hoteli më i lartë në botë, shkruan CNN. Hoteli është hapur për pushuesit më 19 Qershor. Bëhet fjalë për një lartësi prej 632 metrash.
Hoteli J ka 165 dhoma në katet e fundit të Kullës Shangai, nga të cilat 32 janë suita. Ndërtesa gjigante është e pajisur me pishinë dhe tualete luksoze. Hoteli luksoz mburret me një shërbim 24/24 orë dhe ashensorin më të shpejtë në botë, që udhëton 18 metra në sekondë, i cili lëviz me 18 metra në sekondë

Dhoma më e lirë e hotelit kushton 557 dollarë, për sa i përket dhomës më të shtrenjtë CNN raporton se nuk ka informacion. Hoteli J është në pronësi të Jin Jiang International, një nga kompanitë më të mëdha shtetërore të Kinës për hotelet dhe turizmin.

Hapja e hotelit ishte shtyrë për shkak edhe të pandemisë së koronavirusit, por tani gjërat kanë ndryshuar. Në godinë gjenden në total 7 restorante, bare, qendra spa dhe një pishinë në katin e 84-t.
