"Më futi dorën te kofsha" ish-deputetja e australisë akuzon ministrin për ngacmim seksual
Ish-deputetja e qeverisë australiane Julia Banks thotë se ajo ishte prekur në mënyrë të papërshtatshme nga një ministër aktual i kabinetit në Parlament në vitin 2017.
Zonja Banks tha se ministri lëvizi dorën lart në këmbën e saj gjatë një seance votimi parlamentar përpara se të largohej.
Zyra e Kryeministrit Scott Morrison tha në një deklaratë se ata nuk ishin në dijeni më parë për pretendimet e saj.
Sjellja e një lloji të tillë në Parlament ishte plotësisht e papërshtatshme, thanë ata.
Në një fragment nga kujtimet e saj, zonja Banks nuk e identifikoi ministrin, për të cilin ajo tha se ishte akoma në kabinet.
Ajo shtoi se deputetët e tjerë të qeverisë kishin pritur për një votim parlamentar gjatë natës, kur ministri erdhi dhe u ul pranë saj dhe vuri dorën e tij mbi gjurin e saj qëllimisht, pastaj në pjesën e brendshme kofshës.
"Që një ministër ta bëjë këtë, në kuvendin plot me deputetë të Koalicionit qeverisës, ai duhej të jetë jashtëzakonisht i pacipë.''
Pretendimet e zonjës Banks kanë theksuar përsëri trajtimin e grave në qeverinë konservatore të Z. Morrison dhe politikën e gjerë Australiane.
Akuza të veçanta për përdhuni në Shtëpinë e Parlamentit kundër një ministri të lartë të qeverisë, nxitën një valë protestash #MeToo në të gjithë vendin në fillim të këtij viti.
