Britania e Madhe lehtëson masat anti-Covid, përdorimi i maskës nuk do të jetë detyrim ligjor

Kryeministri britanik, Boris Jonson ka njoftuar se planifikon të heqë pothuajse të gjitha masat anti-Covid, duke filluar nga 19 korriku.

Boris Jonson ka thënë se përdorimi i maskave nuk do të jetë i detyruar me ligj, do të hiqet masa e distancës sociale, gjithashtu do të hiqen kufizimet  për tubimet në ambiente të brendshme dhe të jashtme.

Kryeministri  tha se edhe pas heqjes së kërkesës ligjore për të mbajtur  maskë në fytyrë, ai vetë  do të vazhdojë ta  mbajë maskën, aty ku e shikon të arsyeshme, në rast se ka grumbullim njerëzish", raporton BBC.