Përfundon operacioni i Papa Franceskut, në gjendje të mirë shëndetësore
Nga OraNews Përditësimi i fundit 5 Korrik 2021, 08:21
Operacioni i planifikuar në zorrës së trashë përfundoi të dielën në mbrëmje për Papa Franceskun.
Operacioni kirurgjikal i Papës iu nënshtrua të dielën në mbrëmje ka përfunduar mirë, njoftoi drejtori i Zyrës së Shtypit të Selisë së Shenjtë, Matteo Bruni.
"I pranuar pasdite në Spitalin A. Gemelli, Ati i Shenjtë iu nënshtrua një operacioni në mbrëmje për një stenozë divertikulare të zorrës së trashë. Ati i Shenjtë reagoi mirë ndaj operacionit të bërë nën anestezi të përgjithshme dhe kryer nga Prof. Sergio Alfieri, i ndihmuar nga Prof. Luigi Sofo, Dr. Antonio Tortorelli dhe Dr. Roberta Megnhi."
Papa Francesku ishte larguar nga Casa Santa Marta në mëngjes.