Më shumë se 100 persona të zhdukur nga rrëshqitja e dheut në Japoninë qendrore

Punëtorët japonezë të shpëtimit vazhduan të kërkonin për të mbijetuarit të hënën, dy ditë pasi një "tsunami" shkatërrues balte përfshiu një qytet bregdetar, duke vrarë të paktën tre persona dhe duke lënë më shumë se 100 të zhdukur.

Shirat e rrëmbyeshëm shkaktuan rrëshqitjen e fuqishme të baltës në Atami, prefektura Shizuoka, rreth 90 kilometra (56 milje) në jugperëndim të Tokios.

Pamjet e postuara në mediat sociale treguan përmbytjen nga dhéu i zi në qytet, duke shkatërruar shtëpitë në rrugën e tij ndërsa fqinjët shikonin me tmerr.

Përpjekjet e shpëtimit u rritën gjatë gjithë fundjavës, me policinë, zjarrfikësit dhe anëtarët e Forcave të Mbrojtjes së Japonisë që u bashkuan operacioneve të vështira.

13 njerëz u shpëtuan të dielën, tha një zyrtar i Qytetit Atami, njëri prej të cilëve i plagosur rëndë dhe më vonë vdiq, duke e çuar numrin e të vdekurve në tre.

Zyrtari shtoi se 22 të mbijetuar janë shpëtuar, ndërsa 113 mbeten të pagjetur akoma.

Nga njerëzit që nuk llogariten si ë zhdukur, është e mundur që disa mund të mos kenë qenë në qytet në kohën e rrëshqitjes së dheut, tha zyrtari i qytetit.

Autoritetet po punojnë për të konfirmuar vendndodhjen e tyre.

Siguria e 102 prej 215 banorëve të pjesëve të goditura nga rrëshqitjet e lagjeve të rrethit Izusan të Atami është konfirmuar.

Yuji Shima, i cili humbi shtëpinë e tij dhe të gjitha sendet e tij, u evakuua në shtëpinë e mikut të tij së bashku me gruan dhe nënën e tij. "Rrëshqitja e dheut dukej si një cunami - ishte si një valë e madhe që bëri një zhurmë të fortë dhe u përplas mbi tokë," tha Shima.