Video/ Shembja e ndërtesës në Miami, shpërthehet pjesa e mbetur e pallatit 12-katësh

Pjesa e mbetur e një blloku apartamenti pjesërisht të shembur në Miami është shkatërruar për shkak të frikës së sigurisë ndërsa një stuhi tropikale po afrohet në Florida.

Një pjesë e bllokut 12-katësh u shemb në 24 qershor.  24 persona kanë vdekur dhe 121 janë akoma të zhdukur.

Struktura e paqëndrueshme e mbetur,  u shkatërrua në mënyrë që skuadrat e kërkimit të mund të rifillonin në mënyrë të sigurt.

Përpjekjet për të pastruar rrënojat për gjetjen e viktimave pas shembjes fillestare u pezulluan përpara shkatërrimit të planifikuar.

Asnjë i mbijetuar nuk është gjetur nën rrënojat në vendin në Surfside që nga orët e para pas shembjes së strukturës.

Operacioni i rrënimit u mor pas shqetësimeve të ngrituta në lidhje me stuhinë Tropikale Elsa, e cila mund të mbërrijë në Florida të martën.

Të Dielën, 4 korrik  kryetari i Bashkisë Charles Burkett tha se ekziston rreziku që erërat e forta mund të sjellin mbeturina të tjera dhe të rrezikojnë jetën e ekipeve të kërkimit.

Rrënojat ekzistuese, ndërkohë, u mbuluan me një pëlhurë e  gomuar për ta mbrojtur atë nga çdo pluhur ose mbeturina të shkaktuara nga shembja.

Përpara shembjes, Kryebashkiakja e Qarkut Miami-Dade Daniella Levine Cava këshilloi banorët e afërt të qëndrojnë brenda dhe të mbyllin dritaret e tyre deri të paktën dy orë pasi të ishte përfunduar.

Ajo tha se operacioni, i cili përfshinte vendosjen e eksplozivëve strategjikisht në vrima të shpuara, ishte "kritik për të zgjeruar fushën e kërkimit - veçanërisht në zonën më afër ndërtesës".