“Padrejtësi me lejet e plazhit”, biznesmeni: Më refuzuan shfrytëzimin pas 15 vitesh

Disa sipërmarrës ankohen për padrejtësi në dhënien e lejeve për shfrytëzimin e hapësirave në plazhe. Në Golem, Julian Dervishi , pronari i një hoteli, thote se refuzimi i plazhit pas 15 vitesh aktivitet, i është bërë me pretekstin e mungesës së akomodimit, të cilën ai e ka realisht. Ndërkohe Ministri Klosi ka lënë një mundësi për rivlerësim të procedurave duke nisur nga e hëna.

Aplikimet për hapësirat e shfrytëzimit të plazhit vijojnë të krijojnë probleme me ndarjen e parcelave.

Julian Dervishi, pronar i një hoteli në Golem, thotë se ka 15 vite që e shfrytëzon hapësirën e pazhit para biznesit të tij, por këtë vit i është refuzuar kërkesa për parcelat e plazhit me pretekstin e mungesës së së akomodimit, të cilën ai e ka realisht.

"Certifikata është ekzistuese dhe e kam të gjitha në rregull. Kam 15 vjet këtu, jam rritur në këtë vend, kemi investuar. Nuk e di si kanë vepruar këta por drejtësi nuk është."

I shqetësuar, biznesmeni shprehet se po i bëhet padrejtësi ligjore.

"I ka dalë emri, dy parcela, edhe atje dhe këtu. Kërkojmë një zgjidhje."

Vetëm pak ditë më parë ,ministri i Turizmit dhe Mjedisit, Blendi Klosi, tha se do të hënën do të rihapen aplikimet për hapësirat e pashfrytëzuara në plazhe.

E gjithë kjo bëhet në funksion të kordinimit të problematikave të tilla, të cilat pritet t’i japin një zgjidhje të shpejtë të gjithë atyre që do të pajisen me leje për shfrytëzimin e plazhit.