Shpëtohet 70-vjeçarja në Shëngjin, e moshuara nga Maqedonia e Veriut rrezikoi të mbytet

Një e moshuar nga Maqedonia e Veriut ka rrezikuar të mbytet paraditen e së dielës në plazhin e Shëngjinit, ku ndodhej me pushime.

Për fat të mirë, 70-vjeçarja është nxjerrë në breg dhe është dërguar me urgjencë për të marrë ndihmë mjekësore në Spitalin e Lezhës.

Shkaqet mbeten ende të paqarta.

Prej nisjes së sezonit turistikë në plazhet e vendit kanë humbur jetën 4 pushues, ndërsa thuajse në të gjithë vijën bregdetare mbetet problem mungesa e rojeve bregdetare.