Qytetarët e Elbasanit "strehohen" në Shkumbin nga vapa, turistët e paktë: Kush të investojë, të vdekurit?!

Megjithëse nuk është vend bregdetar, Elbasani ka shumë mundësi ku banorët mund të freskohen dhe pushojnë. Shkumbini për ta ofron edhe një natyre të mrekullueshme.

Pastërtia e lumit dhe freskia në zonë, i bënë qytetarët të zgjedhin të pushojnë pranë tij.

Të organizuar me familjen apo shoqërinë, pushuesit thonë se prej viteh frekuentojnë këtë pikë turistike.

Përveç pamjes fantastike, pushuesit zgjedhin lumin edhe për shkak të çmimeve të arsyeshme.

"Nga Elbasani, tre muaj e verës i kalojmë këtu. I ka të gjitha të mirat. Për qytetarët e Elbasanit është shumë mirë por për turistët duhen shezlonge."

Megjithë të mirat që ka ofruar natyra, institucionet nuk kanë vënë dorë për të ofruar një shërbim më të mirë për të interesuarit e këtij lloj turizmi, kjo është pakënaqësia e vetme e turistëve.

"E rekomandoj edhe si zonë turistike por duhet investuar".

"Kush do ti bëjë investimet, të vdekurit?!"

Thuajse gjithë gjatësisë së lumit Shkumbin janë pushuesit që kërkojnë të qetësohen, por tek-tuk edhe ndonjë turist aventurier.