"Shpirti", të akuzuarit për trafik droge e korrupsion mbeten në burg dhe "arrest shtëpie"
“Një tjetër prokuror që ka kaluar Vettingun është në sistem dhe u ngrit në detyrë është përfshirë në trafikun e drogës”.
Këtë e ka bërë me dije Maksim Sota, prokurori i akuzuar për shpërdorim detyre në dosjen SPAK, për trafikun ndërkombëtarë të operacionit të 2 korrikut. Këtë të dielë gjykata vendosi masat e sigurisë për të implikuarit në organizatat e drogës, duke mos ndryshuar ndëshkimet e kërkuara nga prokuroria.
Gjykata Kundër Krimit dhe Korrupsionit të Organizuar la në fuqi masën e sigurisë për personat e implikuar në trafik droge të operacionit ndërkombëtar të 2 korrikut.
18 prej tyre do të qëndrojnë në burg, 4 në arrest shtepie. 4 të tjerë vijojnë të jenë në kërkim përfshirë dhe Hekuran Markun dhe Agustin Deden, dy truprojat e ish MInistrit te brendshëm Sajmir Tahiri.
Ne arrest shtëpie është lënë prokurori i Vlorës Maksim Sota, i cili në seancën e së dielës para Gjykatës ka paraqitur argumentet e tij duke rrëzuar akuzat në dosjen e prokurorisë ndërsa kërkoi thellim të hetimeve.
Ajo që ka zbuluar prokurori në seancë është fakti se në dosjen e SPAK, nuk janë përfshirë emra të tjerë të drejtësisë së implikuar në këtë afer të cilët janë pjesë e sistemit.
Sota tha se ndër ta është edhe një prokuror, i cili ka pushuar çështjen ndaj trafikantëve në këmbim të parave, ka kaluar vettingun dhe është ngritur në detyrë.
“Janë përmendur prokurore me emra dhe nuk janë në dosje. Janë përmendur prokurorë të SPAK, që kanë pushuar çështje, kanë marrë dhe lekë”.
Prokurori Maksim Sota nën akuzë për shpërdorim detyre nuk përmendi emra në seancë, ndërsa më herët SPAK, nuk ka dhënë informacion nëse ka të tjerë të përfshirë.
Shefi i antimafies në deklaratën e shtypit të 2 korrikut, foli për një rrjet më të gjerë të të implikuarve.
Gjatë mbrojtjes së tij në GJKKO, Sota vlerësoi se veç dëshmive të të penduarve, nuk ka asnjë provë tjetër që e lidh atë me trafikantët, akuzë të cilën e mohoi, ndërsa ironizoi dhe hetimet e SPAK duke thënë se niveli i provës është shumë herë më i ulët se standardi minimal dhe në këtë mënyrë duhen të merren në përgjegjësi penale më tepër se 2/3 e të gjithë shqiptarëve. Sipas dosjes, Sota kishte dijeni dhe bisedonte me personat e përfshirë në trafikun e lëndëve narkotike. Përballë këtyre akuzave , prokurori tha se nuk ka pasur asnjë lidhje.
Edhe akuza se qëndronte me qira ne shtëpinë e Ducollarit, Sota tha sekëtu s’ka asnjë provë, pasi vete ai nuk kishte arsye të shkonte në apartament tjetër, kur kishte atë të vëllait në qytetin e Vlorës, ku u shpreh se qëndronte sa here qe e konsideronte të nevojshme.
28 të arrestuarit sot janë si më poshtë:
1-Aleks Memaj
2-Jovan Memaj
3-Aleksandër Neço
4-Shkëlzen Kamberi
5-Benard Tahiraj
6-Marenglen Çaçi
7-Erind Hysomemaj
8-Klajdi Ademi (Hysomemaj)
9-Toni (Elton) Kushi
10-Erion Hoxhara
11-Çezar Gjomemo
12-Saimir Kurti,Drejtor i zyrës së Punës në Bashkinë Kavajë. Akuza per "trafik narkotikesh" "grup i strukturuar"
13-Malton Lleshi
14-Shkëlzen Daci
15-Eltjon Bregasi
16-Paul (Agustin) Deda, shoqëruesi i ish ministrit të Brendshëm. Akuza per "trafik narkotikesh" "grup i strukturuar"
17-Hekuran Marku, shoqëruesi i ish ministrit të Brendshëm. Akuza per "trafik narkotikesh" "grup i strukturuar"
18-Hamid Seferi
19-Leonidha Sejdiaj
20-Ilir Gaga
21-Luan Zylyftari
22-Geri Zylyftari
23-Erlind Zylyftari
24-Artan Zylyftari
25-Artur Krasniqi, "arrest shtëpie", nga Kavaja, Akuza "Shpërdorim detyre".
26-Ilirjan Balla, shef i trafiqeve në drejtorine e pergjithshme te policise, në "arrest shtëpie". Akuza "Shpërdorim detyre"
27-Maksim Sota, prokuror i Vlorës, në "arrrest shtëpie". Akuza "Shpërdorim detyre"
28-Festim Lelaj, ish-efektv i policisë i dënuar për trafik droge. Akuza "Shpërdorim detyre

