Po mbillte kanabis, arrestohet 39-vjeçari, policia në kërkim të bashkëpunëtorëve
Nga OraNews Përditësimi i fundit 4 Korrik 2021, 10:33
Një 39-vjeçar është arrestuar nga policia e Lezhës për kultivim të bimëve narkotike. Kapja e tij erdhi pas një hetimi 1 mujor.
Sipas policisë, shtetasi Gj.N, banues në Mirditë, është kapur në kushtet e flagrancës duke tentuar të kultivojë bimë narkotike në vendin e quajtur "Mrizi i Madh”, Njësia Administrative Rrëshen.
Vijon puna për identifikimin dhe kapjen e autorëve të tjerë të implikuar në këtë aktivitet kriminal.
Materialet procedurale u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lezhë, për veprën penale “Kultivim i bimëve narkotike”, kryer në bashkëpunim.

