I penduari i drejtësisë, Ajdini: Dy shoqëruesit e Tahirit na ngarkuan me drogë gomonen, ishin me radio e pistoleta policie
Ferhat Hajdini, njëri nga bashkëpuntorët e drejtësisë ka treguar për prokurorët shqiptarë dhe italianë se në një rast dy shoqëruesit e Saimir Tahirit, që në atë periudhë mbante postin e Ministrit të Brendshëm, kanë ngarkuar vetë thasët me drogë në gomone.
Ai ka fiksuar se Gusti që bëhet fjalë për Agustin Deda dhe Hekuran që bëhet fjalë për Hekuran Markun, ishin poseduesit e lëndës narkotike.
Sipas tij Gusti dhe Hekurani ditën e ngarkimit të gomones me drogë kanë ardhur nga Tirana së bashku me disa persona të tjerë, ku me vete kishin pistoleta dhe radio policie, por që ishin të veshur policë.
Në dëshminë e tij që “Ora News” kam mundur të sigurojë Ferhat Ajdini thotë se:
“…unë dhe Fiqeret Seferi kemi ardhe ne Bari, ku kemi takuar Shpetim Shehi, i thërritur Timi, o Robi, e i kemi karkuar ndihme. E kishim njohur më parë ne nje bar në Bari. Al për të na ndihmuar tha qe munde te benin nje udhëtim droge. Kisha për të marrë lek ke Elton Ismaili i therritur Gazi, per drogen qe Samuel Muça i kishte shitur, ishin 5.000 €. Mora keto leke e la dhashe Shpëtim ShehI per t'i ruajtur. Shehi mori ato lekë dhe në mëngjesin më pas, na tha qe me ato leke kishte blere heroine, te cilen ma tregoje. Unë i thash që nuk kisha çfare te beja me ate heroine e qe doja lekët e mia. Ai me tha qe miq të tij në Bari, kishin një gomon e donin qe une dhe Seferi te benim nje transport droge nga Shqipëria në Itali për ato".
Pas disa ditësh, miqtë e Shehit deshën të takoheshin me Seferin, në datat 8/9/10 nëntor 2016, Robi na çojë në Capurso për të takuar miqtë e tij, thotë ai.
"Pas disa ditësh, miqte e Shehit deshën të takoheshin me Seferin, ne datat 8/9/10 nentor 2016, Robi na çojë në Capurso per te takuar miqte e tije. Kur arritem ne Capurso, erdhi Finanza qe me kapi mua, Robin dhe Seferin, ndersa te tjeret u larguan pa arritur ge t'i shikonim. Seferi-n e çuan në burg për dhjete dite, sepse kishte probleme me dokumentat e lejes qëndrimit.
Seferi doli nga burgu e Robi na prezantoi Silvio, me të cilin u takuam e nje djale italian, ndoshta e kishte emrin Mimmo o Massimo, ishte i gjatë Keta i njihte Robi Djemte italian na dhanë një gomone me një motor që kishin në San Giorgio (BA), na dhanë një GPS e rreth datës 8/10 dhejtor, unë e Seferi u nisëm për në Shqipëri nga një Port i vogël i San Giorgio. Unë do të mbaja mardhëniet me Timi/Robi Pasi arrinim në Shqipëri, mora ne telefon vellain tim dhe djalin e Seferi-t, Hamid, e i thashe qe te vinin te na merrnin në breg. Pasi kemi arritur ne Shqipëri, vellai im dhe Hamid Seferi erdhen e na morën, lamë gomonin afër lumit Shkumbin të fshehur".
Pasi kanë arritur në Shqipëri, gomonen e kanë lënë afër lumit Shkumbin të fshehur.
"Në Shqipëri jemi takuar me një mik të Malton Lleshit që quhet Pingio, dhe me një tjetër me emrin Gusti e tjetri me emrin Hekuran, qe erdhen per te folur për punën e bombes e të lekëve qe donte Malton Lleshi, Hekuran e gusti thane që ishin badigardet e Ministrit te Brendshëm shqiptar, me emrin Sajmir Tahiri te tre thane që kishin drogë për të dërguar në Itali e me transportin e të cilës do të paguanim borxhin që kishim me Lleshin.
Theksoj, që Pingio me kishte marre kur ishim në Itali e tha qe per te paguar borxhin me Lleshin, mund te beshim për të, një rrugë droge në Itali. Une ia thashe Timi/Robi, i cili pranojë e une dhe Seferi për t'i paguar borxhet Malton Lleshi, u vume ne dispozicion për të ngare gomonin e ngarkuar me droge. Pas ketyre akordeve, une dhe Seferi u nisem nga Italia per ne Shqipëri, ishte data 19 dhjetor, u nisëm me gomon. Pingio, Gusti, Hekuran e tre katër djem, erdhën nga Tirana, ku kishim lënë gomonin, me furgonat e ngarkuar me droge, ishin tre me targë Tirane. Ata na ngarkuan gomonin me marijuanë".
Madje në dëshmi ai tregon se dy ish-shoqëruesit e Tahirit ishin të armatosur dhe me radiomarrëset e policisë.
"Gjatë ngarkimit të gomonit Gusti e Hekuran kishin radiot e pistoletat, ata jane polica, nuk ishin me veshje policie. Unë kam parë edhe radiot edhe pistoletat e sintonizuara në kanalin e Policisë shqiptare.
Me radiot folnin me kolegët e tyre, duke i thene qe po shkonte çdo gjë mirë. Rreth orës tre të natës jemi nisur nga Shqiperia e pasi arritem në Itali, me 21 dhejtor, u bllokuam nga Guardia Costiera. Provova te merrja Shpetim Shehi, kur po arrija afer bregut, ne drejtim te hotel Barion-it Shehi nuk mu përgjigj. Familjarët tanë në Shqipëri e dinin qe une po bija transportin me droge, po nuk kishin asnje interes, nuk kanë bërë asgjë në lidhje me transportin e bere nga une dhe Seferi.
Femijet tane nuk kane te bejne me transportin me drogë që ne kemi bere. Droga e sekuestruar me 21 dhejtor nuk u pagua nga italianet. Transportin, neve do na e pagonte Pingio e miqte e tije shqiptar. Barezët dhe Timi/Robi do te paguanin drogen shqiptareve me rreth 800 € per kile, pasi ta shisnin. Ne me skafin e ngarkuar me droge do te arrinim ke Barion-4, siç ishte regjistruar në GPS".
Po ashtu në dokumente thuhet se droga e sekuestruar me 21 dhjetor nuk u pagua nga italianët.
