Plagosi motrën me armë gjahu, arrestohet 63-vjeçari në Vlorë
Nga OraNews Përditësimi i fundit 4 Korrik 2021, 10:00
Policia e Vlorës ka arrestuar 63-vjeçarin, Seit Danaj, i cili plagosi dy ditë me armë gjahu, motrën e tij Bukuroshe Hoxha 66 vjeçe.
Ai akuzohet për veprat penale “Vrasja për shkak të rrethanave familjare”, mbetur në tentativë dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve të gjuetisë dhe sportive".
"Ndalimi i ktij shtetasi u bë pasi më datë 02.07.2021, gjatë një konflikti për motive të dobëta dyshohet se nën efektin e alkoolit ka plagosur me armë gjahu (çifte), në pjesën e këmbëve, motrën e tij, shtetasen B. H., 66 vjeçe, e cila ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën" sqaron policia.
Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

