Të plagosurit e Velipojës mbërrijnë në Tiranë, familjarët mes lotësh në ankth për të afërmit e tyre

Ky është momenti kur katër anëtarët e familjes Gjoka, Klarisa 15 vjeç, Danjela 19 vjeç, Enriko 12 vjeç dhe Alketa 40 vjeç, mbërrijnë në spitalin e Djegie Plastikës në Tiranë.

Ata mbetën të plagosur rëndë si pasojë e shpërthimit të një bombole gazi mëngjesin e sotëm në hotelin e tyre.

Të plagosurit janë shoqëruar nga familjarët, të cilët janë në ankth dhe dëshpërim për gjendjen shëndetësore të tyre.

Ngjarja ndodhi rreth orës 06:45, në fshatin Pulaj-Plazhë, rruga Nr.5, Velipojë, Shkodër.

"Në një hotel tre katësh ka shpërthyer një bombol gazi, ku si pasojë janë dëmtuar shtetasit A. Gj. 40 vjeçe, D. Gj. 19 vjeçe, K. Gj. 15 vjeçe, dhe E.  Gj. 12 vjeç, të cilët u dërguan për ndihmë mjeksore më të specializuar në Spitalin e Traumës Tiranë" njoftoi policia.