Aksident i katërfishtë në Lezhë-Shkodër, 8 të plagosur, mes tyre dhe fëmijë
Tetë persona mbetën të plagosur pas përplasjes së 4 automjeteve në autostradën Lezhë-Shkodër. Aksidenti ndodhi rreth orës 17:30 minuta të së shtunës pranë fshatit Mabe të Lezhës.
Të plagosurit mes të cilëve 5 të mitur të moshës 12-17 vjeç janë dërguar në spitalet e Shkodrës dhe të Lezhës.
Ndërsa njëri prej tyre mësohet se është në gjende të rëndë për jetën si pasojë e plagëve të marra.
Në këtë aksident u përfshinë 2 fuoristrada dhe 2 autovetura. Pas përplasjes njëra nga makina përfundoi jashtë rruge.
Shkaqet e këtij aksidenti të katërfishtë mbeten ende të paqarta, ndërsa policia e cila mbërriti menjëherë në vendin e ngjarjes nisi hetimet për zbardhjen e rrethanave.
Si pasojë e aksidentit u bllokua për disa minuta superstrada Lezhë-Shkodër.
Kjo situatë krijoi radhë kilometrike automjetesh dhe u desh ndërhyrja e policisë rrugore për lehtësimin e lëvizjes në rrugën nacionale.
Kanë marrë dëmtime dhe janë transportuar në spitalin e Lezhës dhe Shkodër një i mitur 12 vjeç, K.Rr.17 vjeç, R.I., 58 vjeçe dhe AD.,26 vjeçe. Si shkak i këtij aksidenti janë lënduar dhe 4 persona të tjerë, sipas policisë



