Një 14-vjeçar i nxitur nga babai vret nënën brenda Gjykatës për "çështje nderi"

Një djalë 14-vjeçar ka qëlluar për vdekje nënën e tij jashtë një gjykate në provincën pakistaneze Swabi.

Sipas njoftimeve të medieve vendase, Nesehat Bibi, gruaja e Zubir, banor i fshatit Naranji, Swabi, kishte ardhur në Gjykatë për seancën e çështjes së saj për të marrë lirinë me kusht pas paditjes nga bashkëshorti i saj për tradhti bashkëshortore.

Ajo po qëndronte në korridorin e pritjes, e shoqëruar nga një oficere policie, kur ndodhi incidenti i rëndë.

Sipas informacioneve, një djalë iu afrua zonjës në dhomën e pritjes dhe më pas hapi zjarr ndaj saj, duke e vrarë atë në vend. Raporti më vonë tha se 14 vjeçari ishte djali i saj.

Djali kishte tentuar të largohej, por ishte arrestuar nga policia bashkë me armën e krimit.

Raportimet thanë se gruaja e ndjerë 42 vjeçare ishte nënë e pesë djemve dhe tre vajzave.

Bashkëshorti i saj e kishte paditur atë në 25 maj 2021, duke e akuzuar se ishte larguar me një mikun e saj dhe ishin martuar.

Autoritetet thanë se i akuzuari për vrasjen është 14 vjeçar dhe se i ati e kishte inkurajuar të vriste nënën e tij “për të ruajtur nderin.”