Socialistët “skip” zoomit të Lelit, Kryebashkiaku i Vlorës i vetëm online: S'i kuptoj mizanskenat me Teatrin

Lufta e brendshme në PS në e Vlorës ka paralizuar Këshillin bashkiak të këtij qyteti. Për herë të katërt ka dështuar takimi ku do të miratoheshin vendime që kanë të bëjnë me banorët e qytetit. Dritan Leli ftoi këshilltarët për të diskutuar online për projektvendimet, por këshilltarët pretendojnë që diskutimi të vazhdohet të mërkurën ballë për ballë në teatrin "Petro Marko".

Bashkia e Vlorës vijon të jetë në një ngërç institucional dhe të mos prodhojë vendime nga Këshilli Bashkiak për shkak të luftës politike në PS.

Takimi i radhës ishte thirrur nga kryetari i bashkisë, Dritan Leli, të martën në orën 10: 00 por dështoi për të katërtën herë brenda një muaji.

Kanë qenë anëtarët socialistë të Këshillit bashkiak që nuk u paraqitën në mbledhje.

Sipas tyre takimi është kërkuar në datën 30 qershor dhe mban firmën e kryetares së Këshillit, Migena Balla.

Pas dështimit të mbledhjes, Leli përmes një reagimi në rrjetet sociale duke i quajtur mizanskena kërkesat për takim në teatër thotë se diskutimet online të zhvilluar më herët kanë funksionuar mjaft mirë.

"Forma mund të jetë e rëndësishme për të krijuar karaktere e realitete imagjinare, por në atë që ne bëjmë dhe duam të arrijmë, vendndodhja nuk ka pasur asnjëherë rëndësinë e përmbajtjes".

Këshilli bashkiak dhe kreu i Bashkisë kanë rënë në distancë dakord për rendin e ditës, ndërsa dy janë përplasjet e mëdha mes tyre janë vendi i takimit dhe dita.

Anëtarët e Këshillit kërkojnë që mbledhja të bëhet në teatrin "Petro Marko" ku veç të tjerash do i kërkohet llogari Dritan Lelit për punët e qytetit, ndërsa ky i fundit kërkon mbledhje online i gatshëm për të dhënë llogari.

Një tjetër përplasje është data.

Pasi i ka dështuar mbledhja e së martës, Leli paralajmëron edhe dështimin e mbledhjes së thirrur nga socialistët të mërkurën duke thënë se nuk ka kohë për shkak të axhendës së paracaktuar.

Përplasja në Vlorë ka nisur një muaj para zgjedhjeve parlamentare, kur Leli refuzoi ofertën për të qenë pjesë e listës së kandidatëve.

Ashtu siç kryesocialisti paralajmëroi se me kryebashkiakun do të merrej pas shpalljes së rezultateve, debatet janë të dukshme.

Madje ishte vetë Rama që hapi derën e teatrit "Petro Marko" të dielën ku zhvilloi takim me strukturat socialiste ku edhe thumboi Dritan Lelin.

Reagimi i plotë i Lelit

I kisha kërkuar Këshillit Bashkiak që ta zhvillonim sot mbledhjen e radhës, atë që u pezullua po prej këshillit, megjithëse e planifikuar prej tij, dhe u shty pa rënë dakord, për në datën 30. 06. 2021.

E gjithë kjo, shpalos një situatë jo normale dhe jashtë funksionit të këshillit të bashkisë, megjithatë, për shkak të një axhende të programuar kohë më parë, nuk e kam të mundur të jem pjesë, siç i njoftova!

Do doja të isha i pranishëm, duke i qëndruar të gjitha pikave që kërkohen, siç do doja që kjo mbledhje të ishte zhvilluar më parë, në datën e paracaktuar, për të mos zvarritur jo vetëm nevojat ekonomike të familjeve e fëmijëve në nevojë, por edhe për të proceduar me pompat e ujit që ndërkohë mund të ishin blerë dhe komunitet e Vlorës, Nartës e Zvërnecit, t'iu ishin afruar zgjidhjeve që kërkojnë.

Personalisht, nuk e kam kuptuar ende arsyen e këmbënguljes së vazhdueshme për të krijuar mizanskena në teatër, kur gjithçka ka funksionuar më së miri, siç të gjithë e dini, online.

Forma mund të jetë e rëndësishme për të krijuar karaktere e realitete imagjinare, por në atë që ne bëjmë dhe duam të arrijmë, vendndodhja nuk ka pasur asnjëherë rëndësinë e përmbajtjes!

Sidoqoftë, u përpoqa dhe shpresova se do ta realizonim mbledhjen e sotshme, në pamundësi për ta kryer gjatë ditëve në vazhdim.

Promovimi dhe zhvillimi i Vlorës, bashkë me programet e qeverisë, në të gjitha sferat ku mund të afrohet me zhvillimin e vendeve të rajonit, është programi im i çdo dite. Uroj që të kemi të njëjtin qëllim sepse nuk ka rrugë tjetër për të ndihmuar qytetin!

Socialistët “skip” zoomit të Lelit, Kryebashkiaku iSocialistët “skip” zoomit të Lelit, Kryebashkiaku i

Socialistët “skip” zoomit të Lelit, Kryebashkiaku iSocialistët “skip” zoomit të Lelit, Kryebashkiaku i

Socialistët “skip” zoomit të Lelit, Kryebashkiaku iSocialistët “skip” zoomit të Lelit, Kryebashkiaku i