Kroacia në telashe, Ivan Perisiç rezulton pozitiv me covid-19
Në vigjilje të duelit me Spanjën në 1/8 e Kampionatit Europian, Kroacia merr një lajm aspak të mirë.
Ivan Perisiç mësohet se ka rezultuar pozitiv me koronavirus në testet e zhvilluara rregullisht nga kombëtarja ballkanase dhe është izoluar menjêherë sipas protokollit anti-covid.
Sulmuesi i Interit do të qëndrojë 10 ditë në izolim sipas masave të miratuara dhe humbet përballjen me Spanjën në 1/8, madje edhe nëse Kroacia kualifikohet, vështirë se sulmuesi do të mund të luajë edhe në çerekfinale.
Lajmi i mirë në këtë situatë është se të gjithë lojtarët e tjerë bashkë me stafin teknik kanê rezultuar të gjithë negativë në teste.
Sfida Kroaci-Spanjë për 1/8 e Kampionatit Europian do të zhvillohet të Hënën në orën 18:00 në stadiumin "Parken" të Copenhagen dhe fituesi i këtij çifti do të përplaset në çerekfinale me fituesin e duelit Francë-Zvicër.
