Drogë në lokal bashkë me nëntë klientët, arrestohet 35-vjeçari në Tiranë
Një 35-vjeçar me inicialet B.L., është pasditen e sotme nga policia, pasi akuzohet se kishte përshtatur lokalin e tij në një ambient ku konsumohej lëndë narkotike.
Policia në një njoftim bën me dije se, forcat ‘Shqiponja’ kanë kapur në lokal 35-vjeçarin duke konsumuar hashash bashkë me nëntë klientë.
Këta të fundit janë proceduar penalisht. Gjithashtu është sekuestruar një sasi kanabisi.
Durrës/ 40 vjeçari nga Berati godet me thikë 2 shtetas sirianë
27 Qershor, 17:20
“Specialistët për Hetimin e Narkotikëve bënë arrestimin në flagrancë për veprat penale “Prodhim dhe shitja e narkotikëve” dhe “Përshtatja e lokalit për përdorim droge” të shtetasit: B. L., 35 vjeç, pasi në bashkëpunim dhe me Forcën e Posaçme “Shqiponjat” gjatë kontrollit të ushtruar në lokalin në pronësi të këtij shtetasi dhe të 9 klientëve të konstatuar aty (të proceduar në gjendje të lirë) u gjetën dhe u sekuestruan sasi me lëndë narkotike kanabis.”- njofton policia e Tiranës.

