Debat në studio/ Sulçe: Paske ardhur nga rruga e ‘Brrylit’, Bushati: Shih ndeshjen, pastaj...

Të ftuar në “Euro 2020" në RTV Ora, Altin Sulçe ka debatuar me Silvana Bushatin, teksa kanë komentuar ndeshjen e Italisë dhe Austrisë

Silvana ka thënë se Italia bëri një lojë të kënaqshme sakaq nuk ka kursyer kritikat për lojtarët kundërshtues dhe për arbitrin.

Në këtë moment ka kundërshtuar dhe Altin Sulçe.

Bushati: Për mua është një Itali shumë e kënaqshme, pavarësisht atij arbitrit që gjuante me shkelma dhe grushte, por është një Itali e kënaqshme.

Sulçe: Ndryshe nga Silvana, arbitri ishte shume korrekt.  Ça moment kape ti.

Bushati: Po brrylin. Të bjerë një lojtar me  brryl dhe të biesh në tokë

Sulçe: Paske ardhur nga rruga e Brrylit.

Bushati: Të lutem  shihe ndeshjen  me vëmendje.