Largimi i trajnerit të Anglisë/ Riza: Periudhë e shkurtër nga kampionati botëror, s’ka mundësi

I ftuar në emisionin  “Euro 2020" në RTV Ora, Florian Riza ka komentuar lajmet në lidhje me largimin e trajnerit anglez, Gareth Southgate.

Ai thotë se duke qenë se është një periudhë e shkurtër mes përfundimit të kampionatit evropian dhe kampionatit botëror, nuk ka mundësi që trajneri të largohet.

"Përfundimi i kampionatit evropian dhe fillimi i kampionatit botëror është një periudhë shumë e shkurtër në mes, e cila shoqërohet me ndeshje intensive të ekipit kombëtar.  Në këtë aspekt kjo kohë e shkurtër dhe me ndeshje shumë intensive nuk i jep mundësi për të ndryshuar. Duhet një periudhë të paktën më e gjatë, mendoj dhe intensiteti i ndeshjeve kualifikuese dhe ai botërorit janë afër, kështu që Anglia e ka të pamundur. "