U infektua me Covid-19, përlotet futbollisti spanjoll: Nuk dija nëse do kthehesha më në fushë

Futbollisti spanjoll, Sergio Busquets u përlot, teksa foli për eksperiencën e tij me koronavirusin, në deklaratën që dha për mediet pas ndeshjes Sllovaki-Spanjë.

"Jam shumë i emocionuar. Unë i kalova këto dhjetë ditë në shtëpi keq, duke mos ditur nëse do të isha në gjendje të kthehesha në fushë, apo  jo", tha kapiteni  spanjoll, me lotë në sy.
Futbollisti rezultoi  pozitiv për koronavirus në fillim të muajit. Përfundimisht, ai u shërua plotësisht, duke arritur të luajë përsëri për ekipin kombëtar spanjoll.