Pogradec/Po luante në shtëpinë e gjyshit, fëmija 4 vjeç rrëzohet nga kati i tretë i banesës

Një fëmijë 4 vjeç ka mbetur i plagosur mbrëmjen e sotme ndërsa është rrëzuar aksidentalisht nga kati i tretë i banesës.

Policia e Pogradecit bën me dije se "në Spitalin e Pogradecit, është dërguar për ndihmë mjekësore shtetasi i mitur R. K., 4 vjeç, banues në fshatin Gështenjas".

Po sipas bluve, i mituri dyshohet se duke luajtur në banesën e gjyshit të tij, në fshatin Vërdovë, aksidentalisht është rrëzuar nga kati i tretë i banesës, në katin e dytë të saj, duke pësuar dëmtime fizike.

Ai do të transportohet në Tiranë, për mjekim më të specializuar.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.