Bushati: Vendet e BE-së kanë probleme me zgjedhjet, ne jo, çështja "Meta" provë për drejtësinë
Kryetari i Delegacionit Shqiptar në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Evropës, Ervin Bushati është i bindur se këtë herë Shqipëria u bë “peng” i problemeve bilateral të Maqedonisë së Veriut me Bullgarinë.
Më 22 qershor Ministrat e Jashtëm të BE nuk e miratuan propozimin për hapjen e negociatave të integrimit, me dy vendet e Ballkanit Perëndimor. Po ashtu u refuzua dhe kërkesa për ta vlerësuar më vetë Shqipërinë.
Bushati: Fakti që Shqipëria është në paketë me Maqedoninë ka bërë që të shtyhet për një moment derisa të zgjidhen marrëdhëniet bilaterales mes dy shteteve. Shqipëria këtë herë është lidhur tërësisht me çështjen e Maqedonisë dhe nuk ka të bëjë fare me Shqipërinë. Kjo është e vërteta, nëse doni që të kemi nga një skenar mediatik nga prapa mund të kemi sa të duash, por kjo është e vërteta. Shqipëria dhe vendet e Ballkanit janë të Evropë dhe nuk mund të lihen jashtë. Po të lexosh raporte në vendet e tjera të BE-së, ka më shumë probleme se në Shqipëri. Ka vende të BE-së që janë diskutuar për zgjedhjet dhe vendi ynë nuk është diskutuar. Zgjedhjet janë mbajtur shumë mirë.
Ndërkohë i pyetur nëse kanë ndikuar zgjedhjet dhe a duhen hetuar thellësisht dosjet 184 e 339, Bushati tha se drejtësia mund të ketë mijëra dosje që duhet të zgjidhë, njëra prej të cilave është ajo e presidentit Meta.
Bushati: Janë çështje të drejtësisë. Drejtësia mund të ketë mijëra dosje që duhet të zgjidhë. Mazhoranca ka bërë gjithçka që ti hapë rrugën një reforme ku të gjithë të jenë të barabartë para ligjit. Të njëjtën gjë kemi bërë me iniciativën tonë për shkarkimin e presidentit të Republikës pasi ishte tërësisht jashtë kuadrit kushtetues. Është në tagrin e Gjykatës Kushtetuese dhe kjo është çështja më e rëndësishme për drejtësinë shqiptare, të tregojë se çfarë qëndrimi do të mbajë mbi këtë vendim të parlamentit të Shqipërisë. Kjo do të jetë sfida e vërtetë e drejtësisë shqiptare, sa e pavarur është. Ka pasur shqetësime të ndryshme nga eurodeputetëve për influencë të shtuar të Turqisë në Shqipëri dhe miqësi thuajse personale të kryeministrit Rama me presidentin turk.
