Pa test Covidi e certifikatë vaksinimi, Holanda dhe Austria heqin të gjithë kufizimet e udhëtimeve me Shqipërinë
Holanda ka hequr të gjitha kufizimet për pasagjerët shqiptarë me pasaporta biometrike që udhëtojnë drejt saj duke filluar nga data 24 Qershor 2021.
Udhëtarëve nuk do tu duhet më as test Covidi dhe as certifikatë vaksinimi.
I vetmi kriter për qytetarët shqiptarë që udhëtojnë në Holandë është të plotësojnë Formën e Deklaratës së Shëndetit. Formën e gjeni të listuar në këtë link:
https://www.government.nl/.../information-for-passengers...
Prindërve të moshuar u duhet ndihmë për plotësimin e formës. Nëse udhëtojnë, sugjerojmë që ta kenë të printuar me vete, kur të paraqesin biletën.
Më herët edhe Austria njoftoi heqjen e të gjitha kufizimeve të udhëtimeve me Shqipërinë.
Lajmi bëhet i ditur nga Aeroporti Ndërkombëtar i Rinasit, i cili pohon se pasagjerët mund të udhëtojnë lirisht drejt Austrisë duke nisur nga dita e nesërme.
“Austria heq të gjitha kufizimet për pasagjerët me pasaporta biometrike që udhëtojnë në Austri, duke filluar nga data 24 qershor 2021”, thuhet një njoftim.

