Dalin rezultatet e Gjuhës Shqipe dhe Letërsisë, rreth 2 mijë mbetës, vetëm dy maturantë marrin 10 absolute
Nga OraNews Përditësimi i fundit 22 Qershor 2021, 20:06
Qendra e Shërbimeve Arsimore (QSHA) ka publikuar mbrëmjen e sotme notat e provimit të dytë të Maturës Shtetërore, për Gjuhën Shqipe dhe Letërsinë për vitin 2021.
Vetëm dy maturantë kanë arritur që të vlerësohen me 10 absolute, ndërsa rreth 2 mijë të tjerë rezultojnë mbetës.
Ky ishte provimi i dytë, pas Gjuhës së Huaj, rezultatet e të cilit dolën pak ditë më parë.
Me ankth, maturantët presin rezultatet e provimit të Matematikës për të cilin pati kontestime, ndërsa Ministria e Arsimit vendosi që të ulte pragun për notën.
Provimi i fundit ishte ai me zgjedhje që u zhvillua në 15 Qershor.

